Samiti i bashkëpunimit ekonomik Azi- Paqësor (APEC), ku marrin pjesë liderët botërorë Donald Trump, Vladimit Putin dhe Xi Jinping, po zhvillohet në qytetin Shenzen të kinës. Po ashtu në këtë qytet, po zhvillohet dhe takimi trepalësh mes këtyre liderëve.
Dhe Shenzen nuk është një zgjedhje rastësore. Sipas “Reuters“, pritja e samitit është një lloj feste promovuese për këtë qytet jugor kinez, të cilin Partia Komuniste e përdori si një platformë të hershme prove për biznesin dhe ekonominë e tregut.
Shenzheni ishte një zonë gjysmë-rurale e prapambetur në vitin 1980, kur ish-udhëheqësi kinez Deng Xiaoping e caktoi atë si një nga zonat e para ekonomike speciale të Republikës Popullore.
Tani është “Silicon Valley” e vendit, e mbushur me kulla qiellgërvistëse të shndritshme. Qyteti është baza e disa gjigantëve kryesorë kinezë të automobilave dhe teknologjisë, si BYD, Huawei dhe Tencent.
Në tabelat përgjatë rrugëve kryesore të qytetit shkruhet: “Mblidhuni në Shenzhen, dëshmoni mrekullitë”. Taksitë pa shofer enden nëpër trafik, ndërsa dronët e shpërndarjes ua dërgojnë porositë e kafesë klientëve në një park.
“Arsyet e brendshme dhe ndërkombëtare përcaktojnë zgjedhjen e Kinës për Shenzhen”, tha Chim Lee, analist i lartë në Njësinë e Inteligjencës Economist.
Si pjesë e Zonës së Madhe të Gjirit të Kinës, ku ndodhen Hong Kongu dhe Makaoja, të cilën Pekini kërkon ta krijojë si një qendër globale për teknologjinë dhe inovacionin, qyteti ofron një platformë për të shfaqur vizionin e Kinës për zhvillim dhe tregti. Kjo gjithashtu thekson qëndrueshmërinë e Shenzhen-it ndaj turbulencave gjeopolitike. /ad
