Inteligjenca Artificiale po përdoret gjerësisht, më së shumti nga nxënësit dembelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa Open AI po punon për versionin e ri të inteligjencës artificiale, Chatgpt po krijon gjithnjë e më shumë varësi te përdoruesit duke marr zgjidhjet e kërkesave, pyetjeve në momentin që kanë nevojë pa u munduar vetë dhe duke rrezikuar formimin e të rinjve dembel.

Të dhënat e anketës së barometrit të Ballkanit 2024 e renditën Shqipërinë të fundit në raport me botën dixhitale, ku të pyetur për CHATGPT vetëm 4% pohuan se e përdorin krahasuar me kosovën që kishte 20%, apo Maqedoninë e Veriut me 13%. Mirëpo ekspertët tregojnë se shifrat nuk tregojnë të vërtetën, sepse shqiptarët fshehin marrëdhënien e krijuar me CHATGPT.
“Nuk e besoj qe jemi të fundit,por shumica e njerëzve qe përdorin ChatGPT-in, nuk e tregojnë qe e përdorin ChatGPT-in, se dallohet qe nga tekstet ose qe nga shumë gjëra që nuk i kanë bërë ata. Po të shohësh tani edhe postimet e bizneseve në social media janë më me shumë metafora, më me shumë shpjegime, janë më me shumë informacion se përdorin ChatGPT-in edhe pse nuk e tregojnë burimin”, Tomi Kallanxhi, IT.

Shqetësimi më i madh për ekspertët e teknologjisë është ndërhyrja e inteligjencës artificiale në sistemin arsimor, me diplomimin e të rinjve që kopjojnë në ChatGPT. Mirëpo në kushtet kur vrullin e kësaj teknologjie të re nuk e ndalin, propozojnë që në vend të shihet si armik të konsiderohet në bashkëpunëtor.
“Problemi është se në të ardhmen do të jenë të paaftë për tregun e punës. Duhet të kemi ndryshim të kurrikulave. Kemi universitetin e Pisa në Itali që e ka bashkëngjitur lëndët në inteligjencë artificiale. Pra është nevoja për një ndryshim të metodologjisë së mësimdhënies”, tha ai.

Inteligjenca artificiale ka depërtuar edhe në politikë. Por edhe në përshpejtimin e përhapjeve të informacioneve të rreme.
“Vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve në Amerikë, open AI zbuloi që mbi 2 milionë amerikanë e kishin pyetur CHATGPT se për këtë duhet të votonin. Por edhe kanë kërkuar prodhimin e mijëra deepfake, përmbajtjeve të pavërteta me video apo audio të kandidatëve që garonin. Ndaj këtu është nevoja për rregullim. Kjo është sfida e kohëve të sotme.”/K.B

Të fundit

Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord...

57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për...

“Izraeli nuk ka guxim, nga pas fshihet SHBA”

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Si mund të përgjigjet Irani pas superbombave?

Nga Andrea Nicastro, Corriere della Sera Duke përdorur bombardues të rëndë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka zgjedhur rrugën e ndjekur gjithmonë nga kryeministri izraelit...

Xabi Alonso largon yllin e skuadrës: Nuk ke më vend këtu

E ardhmja e Dani Ceballos duket se do të jetë larg Real Madridit. Mesfushori 28-vjeçar po mendon largimin nga Real Madrid, pasi duket se...

Lajme të tjera

Web TV