“Ulet çmimi i energjisë nga janari”/ Balluku- opozitës: Jetonim në errësirë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shprehur keqardhje për mënyrën se si po përdoret foltorja e Kuvendit nga Opozita. Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku u shpreh se foltorja po përdoret nga deputetët demokratë për retorika boshe që i rilexojnë për tu bërë simpatik me liderin.

“Me të vërtetë shpreh keqardhjen time se si përdoret foltorja e Parlamentit dhe se si përdoret një target grup që ka kontribuar në këtë vend prej dekadash tashmë dhe përdoret për narrativë politikike.

Juve e keni pasur të gjithë në dorën tuaj për të dyfishuar skemën e pensioneve, jo nuk keni dyfishuar asgjë sikurse ju e dini shumë mirë sepse sot pensionistët janë aty dhe diferenca mes pensionistëve që kanë dal në pension para marsit të vitit 2014, skema juaj fantastike që i çon drejt mireqenies i ka lënë me gjysmë pensionesh. Retorika boshe që i rilexoni dhe ripërsërisni,” tha Balluku.

Balluku shtoi se çmimi i energjisë elektrike nuk është rritur dhe nuk do të rritet, por do të ulet në janar të vitit 2025.

“Ju shitët hotel Dajtin për të gjetur bonusin dhe për të blerë gjelin e detit. Ju jeni ata që shisni hotele për të paguar bonusin. Çmimi i energjisë elektrike as nuk është rritur po madje do të ulet siç ka parashikuar Edi Rama.

Tani ka energji elektrike në çdo cep të Shqipërisë, shqiptarët paguajnë ata që harxhojnë. Ju na ndërprisnit dritat dhe jetonim në errësirë. Ju keni kohë deri me 11 maj të vazhdoni narrativën tuaj, të gënjeni në çdo kamera, në Facebook. Ne jemi këtu për të udhëhequr pasi ne kemi marr votën e popullit shqiptar”, tha Balluku./     S.M

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë dhe distanca me Shqipërinë dhe Perëndimin

Nga Mero Baze Shqipëria qëndroi indiferente dhe u përmbajt nga shprehja e simpative politike për partitë politike që garuan sot...

VIDEO/ Rozana si Laerti, banorja ‘harron’ kamerat, shfaqet e….

Një video është bërë tepër virale në rrjete. Bëhet fjalë për Rozana Radin, e cila është një prej banorëve në spektaklin televiziv "BBVA4". Në video ajo...

U largua i lënduar në sfidën ndaj Sevillas, trajneri Flick flet për gjendjen e Araujos

Barcelona ka marrë një lajm pozitiv sa i përket gjendjes shëndetësore të Ronald Araujos pas fitores me rezultat 4-1 ndaj Sevillës.  Blaugranat e shfrytëzuan mundësinë...

FOTO/ Po vjen Shën Valentini! Këto janë 5 vende ku duhet të shkoni!

emi ende në janar, por do të flasim për udhëtime, kështu që e mira është ta bëjmë këtë që herët.  Gjithsesi, Shën Valentini është...

Trump urdhëron Thesarin të ndalojë prerjen e monedhave 1 cent

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ai ka urdhëruar Departamentin e Thesarit të ndalojë prodhimin e monedhave të reja 1 cent, duke përmendur rritjen...

Lajme të tjera

Web TV