Një muzikant në Arta të Greqisë, ka ngritur një padi ndaj ish-bashkëshortes së tij, punonjëse policie, për dhunë dhe kërcënime në familje.
Sipas mediave të huaja, ai e akuzon gruan se ka keqtrajtuar dhe rrahur djalin e tyre dhe se e ka kërcënuar me fraza të tilla si “do të të vras.”
Siç shihet nga denoncimi, burri në kërkesën që ka paraqitur është ankuar se më datë 18 nëntor, ish-bashkëshortja e tij, zëvendës gardiane, ka goditur me forcë në kokë djalin e tyre (të cilin e ka në kujdestari), duke bërë që fëmija të bjerë në gjendje të keqe psikologjike dhe për një javë të mos shkojë në shkollë.
Në të njëjtën kohë, burri shtoi se gruaja çdo ditë i bërtet me zë të lartë fëmijës për ta trembur dhe ndonjëherë e godet, ndërsa përshkroi se para syve të fëmijës kanë ndodhur përleshje të forta mes nënës së tij dhe partnerët e saj përkatës.
Burri vuri në dukje gjithashtu se ish-gruaja e shante prej 10 vitesh dhe e kërcënonte me fraza të tipit “Do të të vras, do të shkatërroj, do t’ju varros të gjithëve”, duke shtuar se kërcënimi i fundit ndaj tij ishte bërë në fillim të shtatorit kur ajo e kërcënoi përmes telefonit me shprehjen “Do të të bëj një vrimë 9 mm mes syve, tani që kam armën”. /E.T