Arsenal i pandalshëm, “Topçinjtë” mposhtin United dhe marrin fitoren e katërt radhazi

Arsenali ka fituar derbin përballë Manchester United me rezultat 2-0.

Në 45 minutat e para, asnjëra skuadër nuk arriti të regjistronte goditje direkte në portë.

Natyrisht ishte një dominim më i lehtë nga Arsenali, me lojtarët e Man United që kishin më shumë detyra difensive.

Pjesa e dytë pati një tjetër fytyrë, pasi “Topçinjtë” shënuan dy herë.

Jurrien Timber kaloi Arsenalin në epërsi për 1-0 kur shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Declan Rice.

https://twitter.com/lorddviktor/status/1864422539025424418?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA

Rezultatin për vendasit e dyfishoi Willam Saliba (73’), me një asistim të Thomas Parteyt, për t’i shkaktuar kështu humbjen e parë Ruben Amorimit te Man United.

https://twitter.com/ballonrondfc/status/1864426414780391932?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA

Pas javës së 14-të, Arsenali gjendet në vendin e tretë me 28 pikë, aq sa edhe Chelsea i vendit të dytë, teksa Man United ka rënë në vendin e 11-të me 19 pikë.

Në xhiron e 15-të, Topçinjtë takohen me Fulhamin, ndërsa Djajtë e Kuq përballen më Nottinghamin./ D.C