Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në Kupën e Botës, duke arritur në kuotën e 18 golave në historinë e turneut, më shumë se çdo futbollist tjetër.
Kapiteni i Argjentinës e përmirësoi këtë statistikë në ndeshjen ndaj Austrisë, ku theu edhe disa rekorde të tjera personale. Messi u bë lojtari me më shumë paraqitje në fazën finale të Kupës së Botës, duke zbritur në fushë për herë të 28-të.
Ai gjithashtu arriti në 18 fitore në ndeshjet e Botërorit, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori.
Argjentinasi ka grumbulluar deri tani 2,489 minuta në fushë në fazat finale të Kampionatit Botëror. Rrugëtimi i tij në këtë kompeticion nisi në vitin 2006, kur debutoi në moshën 18-vjeçare./mxh
