“Kam parë nënën teksa therej me thikë”/ Xhensila rrëfen mes lotësh periudhën traumatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhensila Myrtezaj u shpreh se ngjarja shokuese ndodhi në sy të saj, teksa u shpreh se “kam parë nënën time të therej me thikë”. Këngëtarja rrëfeu se për shkak të goditjeve që mori e ëma humbi njërën dorë.

Ajo tregoi se i ati kreu aktin nën efektin e alkoolit pas vendimit të nënës së saj për t’u divorcuar.

“E mbaj mend sigurisht, ka qenë më traumatike. Është një periudhë tmerrësisht e rëndë e jetës sime. Mamin tim e dua shumë dhe e vlerësoj, në të njëjtën kohë edhe e gjykoj që pati mundësinë t’i jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë.

Im atë nuk pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit edhe mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart, dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që u bë në sytë e mi.

Kam parë nënën time teksa therej me thikë. E kam ruajtur këtë sekret, sepse nuk dua të lëndoj as babain tim sepse jam e sigurit që është penduar për atë veprim, nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte sepse ka qenë nën efektin e alkoolit”, tha Xhensila Myrtezaj mes lotësh.

xhensila-mami (1)

Këngëtarja shtoi se pavarësisht çfarë ndodhi nëna e saj e fali dhe e dërgonte në burg të takonte të atin.

“Mami im e ka falur, ai është babai im dhe asgjë në botë nuk e ndryshon. Mbaj mend periudhën kur ai ishte në burg, ishte bërë divorci, prindërit e mamit ishin kundra që të kisha kontakt me tim atë, kishin të drejtë, i kishin masakruar vajzën, por nuk mund të marrësh hakmarrje tek fëmija i tjetrit.

Mbaj mend mamin që fshehurazi më ka çuar dhe kam shkuar kam takuar tim atë në burg, më thoshte është ‘babai yt”, ndjente keqardhje edhe pse ishte masakuar. Kështu janë rritur femrat”, u shpreh Xhensila në “Mirëmbrëma Yje”.

Lexo edhe :  "Dua poezi, por jo pa njerëzi". Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

xhensila

S.M

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV