Last Updated on 08/12/2024 by adminfjala
Nga Lutfi Dervishi
“Ka dekada ku nuk ndodh asgjë, dhe ka javë kur ndodhin ngjarjet e disa dekadave” Kjo javë, me sa duket, përfshiu në gjirin e vet një shekull.
1. Në Francë, Notre Dame më në fund u rindërtua. Për shkak të vëmendjes që mori disa cinikë po pyesin nëse katedralja është hakmarrje arkitektonike ndaj kulle Eiffel.
2. Në Korenë e Jugut, presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme… për disa orë, ndoshta për të testuar se sa shpejt Koreja Jugut mund të kthehej në Kore të Veriut.
3. Në Rumani, Gjykata Kushtetuese vendosi të anullojë zgjedhjet presidenciale, duke e kthyer vendin në një skenë “Netflix Live” për drama politike, me personazh kryesor Rusinë dhe TikTok-un
4. Në Siri, 24 vite pushtet të Bashar al Assad-it morën fund, një fund aq i beftë sa edhe vetë historia po nxiton ta shenojë në kalendarin e saj
5. Në Shqipëri, çdo ditë të javës, u shpërndanë bonuset e pensionistëve për Vitin e Ri./ S,M