Është më e parashikueshme muzika e Mozartit apo e Bach?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim llogariti parashikueshmërinë e mbi 550 pjesëve të muzikës xhaz dhe klasike, duke zbuluar se ekzistojnë dallime edhe midis kompozitorëve të të njëjtit zhanër.

Pothuajse shtatëdhjetë vjet më parë, filozofi Leonard Meyer argumentoi se muzika ngjall emocione falë pritshmërisë që krijon tek ne, dhe nëse kjo është e kënaqur apo jo. Nisur nga kjo teori, një ekip studiuesish përdorën metoda shkencore për të llogaritur parashikueshmërinë e një pjese muzikore, duke zbuluar se ka dallime jo vetëm midis zhanreve të ndryshme muzikore, por edhe midis kompozitorëve të ndryshëm që i përkasin të njëjtit zhanër. Rezultatet e studimit të tyre u publikuan në Nature Communications.

Pak a shumë e parashikueshme

Shkencëtarët analizuan frazat muzikore të mbi 450 improvizimeve të xhazit dhe 99 kompozimeve klasike , duke përcaktuar se sa të ngjashme ishin (dhe për rrjedhojë lehtësisht të parashikueshme nga dëgjuesi) dhe sa të ndryshme (dhe për rrjedhojë më befasuese) nga njëra-tjetra. Siç mund ta prisni, improvizimet e xhazit ishin më pak të parashikueshme , me fraza të shkurtra dhe shumë të ndryshme, ndërsa muzika klasike ishte pak më pak befasuese në përgjithësi.

Mozart apo Bach?

Në fushën e muzikës klasike, megjithatë, janë vërejtur dallime midis kompozitorëve të ndryshëm: në veçanti, analiza ka theksuar se pjesët e Johann Sebastian Bach priren të krijojnë pritshmëri më të mëdha se ato të Wolfang Amadeus Mozart, të cilat përkundrazi janë më të “parashikueshme”. “Kur isha i ri mbaj mend që e mërzita mësuesin tim të muzikës dhe drejtorin e orkestrës së shkollës duke i thënë se kompozimet e Mozartit nuk më emociononin”, komenton Theo Geisel, koordinator i studimit. “Tani që kemi matur në mënyrë sasiore ndryshueshmërinë e një pjese muzikore, e kuptoj pse preferova Bach-un sesa Mozart-in”, përfundon ai, duke iu referuar faktit se kompozimet e këtij të fundit ishin më befasuese.

Të fundit

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por...

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër,...

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë vënë në lëvizje për të nxitur diasporën të bëhet pjesë e zgjedhjeve të majit. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste...

Gjysma e Shqipërisë në terr, nga Durrësi në Sarandë ndërpritet energjia elektrike

Një pjesë e madhe e qarqeve të vendit janë pa energji elektrike.  Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja e Saranda u...

Viti 2025 nis me diell, por si do të jetë parashikimi i motit këtë javë

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të...

Lajme të tjera

Web TV