Last Updated on 10/12/2024 by adminfjala
Për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.
Temperaturat ulen me dy gradë krahasuar me ditën e djeshme duke shkuar deri në 14 gradë celsius ato maksimalet ndërsa minimalet bien deri në -1 gradë celsius.