Indinjohet pensionisti në protestën para Kryeministrisë: S’jemi derra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Premtimet e qeverisë për pensionistët për bonusin e këtij fundviti nuk janë pritur mirë nga një grupim pensionistësh të cilët kanë dalë në protestë këtë të mërkurë para godinës së Kryministrisë.

Të indinjuar nga sjellja e qeverisë, ata kërkojnë llogari për këtë trajtim që po iu bëhet, teksa njëri prej tyre nuk ngurroi ti akuzojë ata hapur.

“Mua më ka dalë pensioni 171 mijë lekë të vjetra. Edhe 500 mijë lekë i kam të pamjaftueshme me këto çmime, kanë shkuar në stratosferë. Kryeministri llogarit shportën. Vetë fjala shportë është fyese si nocion. Ne nuk jemi derra, pse duhet të na bëjnë me shportë. Përderisa i thua rinisë të derdhë kontribute për pensionet, është të tallesh. Bën autogol me këtë”, reagoi pensionisti i revoltuar.

Sa i përket bonusit të premtuar nga qeveria për pensionistët, ai e cilësoi këtë si mashtrim të madh dhe fyerje për statusin e tyre.

“Bonusi është një mashtrim i madh. Është një turp dhe djallëzi. Si u formulua? Bonusi përbëhet nga bonusi i përcaktuar në buxhetin e kaluar dhe 24 milionë euro nga indeksimi. Indeksimin që nuk na e dha në tetor e bashkoi me bonusin në ligj dhe mashtron. Gënjen ata delet e partisë, mua më duhet sa fus në xhep”, u shpreh pensionisti.

Të fundit

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Lajme të tjera

Web TV