“Shkolla nuk më njoftoi për sherrin e djalit”/ Babai i Martin Canit dëshmon në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Engëll Cani, babai i Martin Canit i cili mbeti i vrarë në konfliktin mes të miturve pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”, ka dëshmuar për herë të parë në polici, teksa i janë kthyer dhe sendet personale që kishte me vete Martini, bashkë me çantën me librat e shkollës.

I pyetur për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe si u njoftua mbi konfliktin që djali i tij kishte patur katër ditë përpara me autorin e vrasjes Mario Përlleshaj, për llogari të hetimeve ai ka sqaruar se nuk është vënë në dijeni mbi këtë problematikë të krijuar në mjediset e shkollës dhe as nuk ka marrë sqarime nga instancat e tjera për gjithçka ndodhi në harkun e pak ditëve.

Në komunikim me Oficerët e Policisë Gjyqësore, edhe nëse familja e autorit të dyshuar i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, Engjëlli thotë se deri më sot nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Babai i të ndjerit pretendoi se bashkëshortja e tij ka marrë vetëm një telefonatë nga shkolla për çfarë kishte ndodhur, dhe pavarësisht tentativave për t’u lidhur me stafin e shkollës, nuk iu është ngritur telefoni. Engjëll Cani u shpreh gjithashtu se atë çfarë ka ndodhur e ka mësuar pasi ka mbërritur në spital, momentin kur mjekët e njoftuan se djali i tij nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Mario Përlleshi ndodhet në masën ‘Arrest në burg’, në pritje të vendimit të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë pasi e ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë me pretendimin se ngjarjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

Të fundit

Testi i parë për qeverinë e Vuçiçit, votohet në dy komuna të vogla

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriç dhe Zajeçar, komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë, pritet të...

Letoni-Shqipëri, drejtësia do të vendoset nga arbitri që u rrah në fushë

Të martën, kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Në prag të kësaj përballje të...

Kursi i valutave 9 qershor 2025/ Me sa lekë këmbehen monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, dollari amerikan blihet sot me 84.9 lekë dhe shitet me 86.1 lekë. Euro blihet me 97.2 lekë dhe...

Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara

Me skemën e re të kualifikimit të mësuesve, e cila është vënë në zbatim në fund të vitit të shkuar, arsimtarët do të kenë...

Meksika përgatitet për stuhinë tropikale ‘Barbara’, ja çfarë pritet

Stuhia tropikale ‘Barbara’ u formua në brigjet jugperëndimore të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami herët sot. Deri më tani nuk janë...

Lajme të tjera

Web TV