“Të nderojmë kontributin e tyre”/ Spiropali bën propozimin e veçantë për ish deputetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndarë në Konferencën e Kryetarëve në mesditën e kësaj të mërkure, dy propozimet e saj lidhur me dy ish deputetët e ndarë nga jeta,  Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Spiropali argumentoi se kontributi i tyre në jetën politike duhet shpërblyer me emërimin e dy sallave të Kuvendit, ndaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithë të pranishmëve të saj për të bërë të mundur këtë ide.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.
Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit.
Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit, për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re.
Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit”, u shpreh znj. Spiropali.

Kujtojmë se Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 mars të vitit 2021 pasi u infektua me virusin e Covid-19, teksa Gerti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator të këtij viti si pasojë e një arresti kardiak.

Të fundit

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë...

“Për 3-4 ditë kam mbajtur emrin…”/ Ermal Fejzullahu zbulon pengun nga rinia

ftuar në episodin e radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Ermal Fejzullahu, një nga...

Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka adoptuar një qëndrim gjithnjë e...

30 p.e.s – Beteja e Aleksandrisë: Bie sundimi i Ptolemejve në Egjipt, triumfon Oktaviani

Beteja e Aleksandrisë (30 p.e.s) ishte një përballje vendimtare në historinë e Republikës Romake, që shënoi fundin e sundimit të Ptolemejve në Egjipt dhe...

Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Dashi Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen...

Lajme të tjera

Web TV