Last Updated on 11/12/2024 by adminfjala
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces i bazuar në meritë deri në fund. Kështu u shpreh kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në takimin e organizuar me temë “Shqipëria 2030 në BE”.
Kuvendi po tenton sa mundet që të afrojë dhe të rrisë konsensusin për miratimin e ligjeve që do jenë kriter për hapjen dhe mbylljen e kapitujve”, tha Elisa Spiropali
Spiropali u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit.
“Arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit janë të dukshme. Mjaft prej sektorëve të shërbimeve publike vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga korrupsioni. E megjithatë merr një rendësi të posaçme intensifikimi i luftës kundër tij”, tha Spiropali. / S,M