Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Kur kanë kaluar pak kohë nga atentati mafioz në Dobraç të Shkodrës, forcat Renea kanë vepruar duke kryer kontrolle gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit, kryesisht në disa fshatra përreth me fokusin kryesor, banesat e personave me precedent penal dhe të skeduluar nga policia.
Burimet e raportojnë se gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur armë dhe sende të ndaluara, të cilat do të dërgohen për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës.
Deri më tani, policia e shtetit nuk ka dhënë detaje zyrtare për këtë operacion, dhe nuk konfirmohet që të ketë pasur arrestime. Ky është një kontroll i radhës pas një serie operacionesh të tjera, veçanërisht pas atentatit që rezultoi me 4 viktima, për të cilin ende nuk ka asnjë të arrestuar.
/E.S