Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Ai quhet Andi Ismajli, 14 vjeç dhe banues në Gostivar. Një djalosh i ri i cili në një moshë kaq të re ka thyer rekorde në mbarë botën, duke u shpallur kampion për herë të pestë në vallëzimin modern.
Ai ia ka dalë të fitojë shumë gara, ku eksperienca e tij e fundit u shënua në Poloni, ku mori sërish medaljen e fiituesit.
Në një intervistë të dhënë për “ABC e Mëngjesit”, Andi rrëfeu vështirësitë e garës, por kurrë nuk u dorëzua për ti shkuar deri në fund qëllimit të tij.
“Më janë dashur shumë prova. Kisha frikë se nuk do ia dilja, pasi ishin të gjitha vajza, por fitova.
Sakaq, gjimnazisti theksoi se baleti tashmë është bërë jeta e tij.
“Ishte e vështirë, por unë mendoj që çdo gjë ndodh për një arsye. Unë jetoj në Gostivar, kam pasur disa oferta, por jam duke i përzgjedhur. Po pres të mbaroj një herë shkollën e mesme këtu. Ndihem mirë, por mundohem të jem modest, më ndodh ndonjëherë edhe prej moshës ku egoja ime shfaqet. Jeta ime tashmë është baleti, e kam vulosur. E falënderoj Zotin që kur e kam bërë këtë”, u shpreh Andi.
/E.S