Jeta amerikane e një legjende shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Në mes të histerisë, dikush poston një foto të saj me shënimin: “Nuk e meriton këtë! Ajo këndoi ‘E dua vendin tim!’ kur vendi nuk donte as vetveten!”

Kur vendi po vlon nga debati mbi pensionet, sigurinë në shkollë, dhe shëndetësinë, një lajm na bashkoi të gjithëve:  fati personal i një ylli të skenës së viteve të fundit të diktaturës dhe të para të tranzicionit.

Dhe çfarë bëjmë ne, populli digjital i shqetësuar për çdo gjë që ndodh në bote? Shpallim emergjencë kombëtare në Facebook/TikTok/instagram

Askush nuk e ka mendjen te reshjet dhe përmbytjet.

Në mes të histerisë, dikush poston një foto të saj me shënimin: “Nuk e meriton këtë! Ajo këndoi ‘E dua vendin tim!’ kur vendi nuk donte as vetveten!”

Njerëz që  as u ka vajtur ndërmend ndonjëherë  fjala bamirësi, tani  japin zgjidhje po aq të thjeshta sa edhe refrenet e këngëve të saj.

Ndërkohë, qeveria shpall shtyrjen e afatit për ligjin e investitorëve strategjike, por pakkush e vë re, sepse jemi shumë të zënë duke diskutuar në komente nëse Ajo “e la vetë Shqipërinë” apo “e la Shqipëria atë”.

Pra, çfarë mësojmë nga kjo ndodhi do të pyeste Konica? Që populli i një vendi të vogël mund të jetë më i madh në ndjenjat e tij, por vetëm kur bëhet fjalë për dikë që s’ka lidhje me vendin dhe të ardhmen e tij.

Jemi kampionë për të shprehur keqardhjen  në distancë, e sidomos kur në lojë për median futen si bakshish klikimet.

S,M

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV