Last Updated on 15/12/2024 by adminfjala

Një shqiptar është mes 1500 personave që presidenti amerikan Joe Biden fali ose u lehtësoi dënimet.
Nga dokumentet e gjykatës rezulton se Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi.
“Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 55 kg marijuanë dhe 4000 pilula ekstazi”, tregojnë të dhënat.
Sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP), Shkambi pritej të lirohej në vitin 2029.
Por sipas shtëpisë së Bardhë, Biden ka falur shtetas të cilët kanë treguar rehabilitim të suksesshëm dhe një angazhim të fortë për t’i bërë komunitetet e tyre më të sigurta.
Biden fali më parë edhe djalin e tij Hunter, i cili përballej me dënim për akuzat për mashtrime me taksa dhe është dënuar për një rast që lidhet me armëmbajtje./K.B