Gazetari Lutfi Dervishi analizoi sot situatën e brendshme të partive politike shqiptare.
I ftuar në A2 CNN, Dervishi tha se në këto parti ka pak rregull dhe demokraci, e si të tilla, janë elementë që nuk mund t’i aplikojnë në shoqëri.
Sipas Dervishit, partitë në vend udhëhiqen nga modeli autokratik, ku kërkohet lideri dhe jo kryetari.
“Kur tregon pak demokraci dhe rregull brenda partisë politike, atëherë si do ta aplikosh këtë në shoqëri? Elementi i dytë, partitë politike jo vetëm që nuk janë demokratike, por janë edhe më të papërgjegjshmet përballë ligjit. Nga 100 vitet e fundit, modeli i suksesshëm që kemi ne është modeli autokratik. Pra, nuk kërkojmë kryetarin, ne kërkojmë liderin”,-tha Dervishi./mxh
