Last Updated on 16/12/2024 by adminfjala
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian,” – kështu shkruan në një postim në X Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.
Ky është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që europianët mund të bëjnë, thotë Costa në videomesazhin e tij.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë. Në këto kohë të vështira, më shumë se kurrë duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 Dhjetor në Bruksel”, shprehet Costa./K.B