Vlorë/ Goditjet “rrjeti i drogës”, policia arreston 11 persona (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup prej 11 personash ka rënë në pragat e Policisë së Vlorës, e cila ka lëshuar 11 masa sigurie “Arrest në burg”.

Siç mësohet nga informacionet e operacionit, pjesëtarët e grupit shisnin doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në zona si Sarandë dhe Delvinë.

Shtetasit që përfunduan në pranga:

  1. H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
  2. A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

  1. T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë;
  2. H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë.

Policia njoftoi se gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

Po ashtu, në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi A. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

Lexo edhe :  Shtëpi bari në çdo cep, vjedhin edhe energji elektrike/ "Daily Record"demaskon shqiptarët

Për finalizimin me sukses të këtij operacioni u angazhuan gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

 

Të fundit

Zyrtarizohet fitorja e Donald Trump si president i SHBA-ve

Kongresi amerikan është mbledhur sot për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2024. Ky është hapi i fundit...

Problemet me tretjen?Këto 3 lloje ushqimesh shkaktojnë fryrje në stomak

Problemet me tretjen dhe fryrja e stomakut janë me të vërtetë të parehatshme e shpesh plot dhimbje. Shkaktarët më të rëndomtë të problemeve me tretjen...

Në burg prej tetorit, Meta merret sot në pyetje nga SPAK

Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, do të merret në pyetje sot (ora 10:00) nga prokurorët e SPAK në lidhje me dosjen e...

Mbi 260 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë 2024-ës

Kalaja është simboli i qytetit të Gjirokastrës, i cili përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Ndërsa fluksi turistik ka...

“Erdhi i maskuar”, detajet nga takimi i parë i Parashqevi Simakut me djalin

Biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar për takimin e parë mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke Nolfe. Ai tha se ishte një takim i...

Lajme të tjera

Web TV