17 vjeçarja humbi jetën nga meningjiti/Ekspertët ngrenë alarmin: Ja kur shfaqen simptomat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja e jetës së 17 vjeçares nga Durrësit nga meningiti ka ngritur alarmin mbi sëmundjet epidemiologjike, teksa Instituti i Shëndetit Publik kanë nisur hetimin për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në të janë përfshirë rreth  100 persona që kanë pasur kontakt me vajzën, nga familjarë, shokë  e deri tek mjekë që janë kujdesur për të dhe aktualisht autoritetet shëndetësore nuk kanë zbuluar të prekur të tjerë. Situata do vijojë të mbahet nën kontroll pasi sëmundja mund të shfaqë shenja nga katër deri në dhjetë ditë pas infektimit.

“Qendrat shëndetësore në të gjithë rajonin e Durrësit janë në gatishmëri, asnjë rast tjetër nuk kemi të evidentuar me gjendje febrile.  Neseria meningiti ka një periudhë inkubacioni nga 4 në 10 ditë. Profilaksia është  marrë dhe është rekomanduar tek i gjithë zinxhiri që ka risk për transmetim. Marrja e antibiotikëve e kufizon transmetimin e infeksionit.”

Meningitet sipas mjekëve prekin  kryesisht moshat nga 0 në 5 vjeç,  adoleshentët, të moshuarit apo personat me sëmundje kronike.  Disa mund ta bartin. Infektojnë,  por vetë  nuk shfaqin  shenja. Ndërsa tek të tjerë nis si një virozë, por  mund të çojë deri në humbje jete si në rastin e 17 vjeçares nga Durrësi.

“Në rastin në fjalë forma ka qenë fulimnante, brenda 12 orëve, në më pak se 12 orë ka shfaqur një klinikë agresive me të cilën ka humbur dhe jetën. Meningiti, prekje e cipave të trurit e meningjeve, sigurisht që jep një klinikë e cila fillon si një gjendje virale, me shenja të përgjithshme. Më pas agravohet me stade të saj duke filluar me dhimbje koke, temperaturë, ngurtësim i muskujve të qafës, gjendje septicemike kur bakteri invadon qarkullimin e gjakut dhe të gjithë këto elementë ndodhin në mënyrë shumë të shpejtë.”

Lexo edhe :  Kandidatja e Berishës sulmon Ori Nebiajn: Komenton ‘BBV’ dhe s’mban një fjalim në Kuvend

Përhapet  pëmes  kontaktit të ngushtë me një person dhe sipas mjekëve diagnoza  vendoset përmes testeve laboratorike. Mjekët thonë se nuk ka vend për panik  dhe se në vendin tonë rastet kanë qenë sporadike.

“Mikroorganizmi qëndron në pjesën nazofaringeale, në fyt dhe nazale, ka  individ qe e bartin e transmetojnë, por nuk shfaqin klinikë  dhe sigurisht mbartshmëria  bën të infektohen të tjerë kur jemi në një kontakt shumë të ngushtë ose të zgjatur. Në mënyrë individuale askush se kupton. Bëhet një punkison i palcës qe vendosin diagnozën. Jemi në sezonin e dimrit, të virozave, kujdesi  higjenik, respirator, shenjat klinike nëse shfaqen duhet këshillim i mjekut. Janë sëmundje infektive të rralla, nuk duan panik, por janë serioze.”

Vaksina për meningitin në vendin tonë nuk është pjesë e kalendarit të detyrueshëm, por mund të gjendet në farmaci. Mjekët e sugjerojnë tek personat që  mund të udhëtojnë drejt shteteve ku sëmundja është endemike apo vende të mbipopulluara.

/E.S

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV