Gent Sejko: Kriza e çmimeve ka kaluar, fituam luftën me inflacionin

Në pritjen e fundvitit me gazetarët guvernatori I bankës së Shqipërisë Gent Sejko bëri një përmbledhje të vitit 2024 duke u shprehur se ekonomia ka tejkaluar krizën e çmimeve ndërsa politika monetare ka ndikuar në stabilitetin ekonomik në vend. Për Bankën Qëndrore fokusi do të jetë stabiliteti i çmimeve.

‘Si rezultat i politikës monetare shtrënguese që ne ndoqëm si rezultat i mbiçmimit të kursit të këmbimit por dhe si rezultat i rënies së inflacionit ne kemi arritur një nivel inflacioni poshtë 3% që është objektiv i Bsh pra ne jemi në një nivel mesatar 2%.Kjo është një arritje dhe do ta konsideronim që luftën me inflacionin e kemi të fituar. Sistemi financiar, inflacioni, zhvillimet e pagesave kanë pasur progresin më të mirë dhe janë në momentin më të mirë gjatë këtyre viteve që Shqipëria ka pasur, për këtë arsye dhe ekonomia ka pasur një rritje të konsiderueshme dhe parashikimet janë nga ne dhe institucionet ndërkombëtare, që do të kemi një rritje të mirë ekonomike 3.5-4 %. Sigurisht që nëpërmjet reformave strukturore jo vetëm ne si Banka e Shqipërisë, por dhe qeveria shqiptare dhe aktorë të tjerë ekonomik do duhet ta përkthejnë këtë në të ardhura për qytetarët shqiptarë’, tha Guvernatori.

Antarësimi i Shqipërisë në SEPA dhe banking I hapur për guvernatorin Sejko janë dy nga arritjet që lehtësojnë kryerjen e transfertave financiare.

‘Pranimi në Sepa dhe implementimi do të kërkojë kohën e tij dhe besoj në një hark 6 mujor do të jetë e përfunduar dhe do të jenë disa miliona euro kursime. Shqipëria ka bërë një hap përpara. Bankingu i hapur do të krijoj mundësi aksesi për pagesa moderne digjitale nëpërmjet institucioneve të pagesave. Është licensuar institucioni i pare i pagesave i cili ndërlidhur me bankat do të kryej pagesa të shpejta. Eshte realizuar hapja e llogarive ne distance pra pa qenë present në dy banka aktualisht kryhen dhe janë 3 banka të tjera që po e performojnë’, tha Guvernatori Sejko.

Lexo edhe :  Aldo Bare kërkon të përfitojë ulje dënimi

Në vijim të aktivitetit,u vlerësuan edhe tre fituesit e “Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024” – një konkurs që organizohet prej 18 vjetësh nga Banka e Shqipërisë./E.T