Do trajtoheni me dinjitet/ Ministri Hoxha “shpërblen” ish punonjësit e Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së, të cilët janë sot në pension, është shprehur se frytet e punës ndër vite janë të prekshme.

Hoxha theksoi se ndërsa në 2013 kishte 107 vrasje, sot kemi 3 herë më parë, duke e sjellë Shqipërinë në atë të nivelit europian, përsa i takon treguesve të kriminalitetit.

“Trajtimi i ish-punonjësve të Policisë ka shënuar përmirësim. Do të trajtoheni me dinjitetin që ju takon, falë reformës së pensioneve.

Dalja në pension është një proces dhe qeveria është e angazhuar për rritjen e pensioneve, duke nisur nga ato më të ulëtat.

Ju jeni një pasuri e madhe për shoqërinë. Përvoja juaj mund të shërbejë për edukimin e shoqërisë përmes leksioneve të hapura në shkolla. Jemi vend më i sigurtë falë punës tuaj”, u shpreh mes të tjerash Hoxha.

Ai shtoi më tej se Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar dhe më i rëndësishëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Sipas tij, ky status nuk është thjesht një e dhënë statistikore; është një vlerë e ndërtuar mbi punën dhe sakrificat e atyre që kanë shërbyer në këtë trupë, shpesh duke rrezikuar jetën.

“Fakti se 227 Dëshmorë të Atdheut kanë humbur jetën në krye të detyrës është dëshmi e sakrificës për mbrojtjen e rendit, sigurisë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Ky është një borxh që shteti dhe shoqëria jonë nuk mund ta harrojë dhe nuk mund ta shpërblejë kurrë plotësisht.

Falë këtij statusi dhe përmirësimeve ligjore të ndërmarra ndër vite, trajtimi i ish-punonjësve të Policisë ka shënuar përmirësime, por jemi të vetëdijshëm se ka ende punë për të bërë. Reforma jonë për rritjen e pensioneve synon të garantojë që çdo ish-punonjës të trajtohet me dinjitetin që meriton, veçanërisht ata që kanë shërbyer në kushte të vështira dhe me një nivel të lartë përgjegjësie”, përfundoi fjalën e tij ministri.

Lexo edhe :  Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

 

Të fundit

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18...

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë. Zhegrova pritet...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane konsiderohej zyrtarisht e përfunduar. Në fakt,...

Lajme të tjera

Web TV