Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu teksa foli për zgjedhjet e 2025-ës, tha se synohet që vetëm Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të dominojnë skenën politike.

Ai thekson se ndryshimet kushtetuese dhe juridike, përfshirë listat e mbyllura dhe lehtësimet në masat e sigurimit, favorizojnë liderët politikë, duke përfshirë Berishën dhe Ramën.

Sipas tij, këto zhvillime konsolidojnë pozitat e tyre politike për dekadën e ardhshme, ndërsa vendimi i formës së prerë për Berishën mund të mos jepet para vitit 2028, duke i lënë hapësirë për të ruajtur ndikimin e tij. Spahiu thekson se këto lëvizje janë pjesë e një strategjie afatgjatë për të çimentuar sistemin dy-partiak edhe për zgjedhjet e vitit 2029.

“Kalimi në gjendje të lirë e bën deputet, që me ndryshimet kushtetuese, që me listat e mbyllura e ke në parlament. Me masën e sigurimit opsioni ishte i hapur. Kemi një situatë si në 2021, por me kryetar tjetër. me të gjithë këto avantazhe juridike gjyqësore që mori Berisha mendoj se pozitat politike të dy personazheve që prej 3 dekadash do forcohen jashtëzakonisht shumë më 12 maj. E gjithë skema kushtetuese me listat e mbyllura, penale me lehtësimin e masës së sigurimit.

Vendimi i formës së prerë për Berishën nuk jepet para 2028. Procesi i gjatë, gjykimi do zgjas më shumë se hetimi. Do forcohet sistemi dy partiak si kurrë më parë. Skema është që të ketë dy parti. Ky hap sot për 2029, po çimentojnë pozicionin e tyre për 2029″, tha Spahiu./   S,M

Të fundit

Errësirë në qytetet e Shqipërisë, si paraqitet situata në Vlorë dhe Durrës

Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga ndërprerja e energjisë elektrike, e cila preku disa qytete të vendit, situata...

Autostrada Thumanë-Kashar nis tarifat ja çmimet për makina dhe kamionë

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër,...

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë vënë në lëvizje për të nxitur diasporën të bëhet pjesë e zgjedhjeve të majit. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste...

Lajme të tjera

Web TV