Sot konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ja delegacioni shqiptar në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë vijon sot me zhvillimin e Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e Grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”, që përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës (30, 31) të grupkapitullit të VI.

Konferenca Ndërqeveritare i paraprin Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet ditën e nesërme, si dhe një sërë takimeve që Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit do të zhvillojnë me përfaqësues të lartë të BE./   S,M

Të fundit

Parashikimi i horoskopit 6 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Ajo që duket si një bisedë e pafajshme për ju mund të ketë një konotacion të ndryshëm për një nga personat e tjerë të...

Vetëm një goditje në portë, Liverpool mposht PSG dominues në “Parc des Princes”

Mbrëmje dramatike për PSG-në! Dominimi absolut ndaj Liverpulit, nuk mjaftoi, teksa francezët u mposhtën me rezultatin 0-1 ndaj Liverpoolir, në njëpërballje që rezultoi tepër...

Barcelona triumfon me 10 lojtarë ndaj Benficas, katalanasit një këmbë në raundin tjetër

Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ne rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve teksa do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj...

Lajme të tjera

Web TV