Një ditë pas hapjes së kapitullit për politikën e jashtme në Bruksel, Kryeministri Edi Rama ka postuar një fotogaleri në rrjetet sociale ku shkruan se e marta ishte një ditë krenarie e marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama./ S,M