Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit rrezikojnë burg përjetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të forcuar kontrollin, ndërsa luftimet në Ukrainë po mbushin tre vite.

Amendamentet e miratuara nga Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, zgjerojnë përkufizimin e tradhtisë së lartë, duke përfshirë lidhjet me çfarëdo organizate që është e përfshirë në “aktivitete kundër sigurisë së Federatës Ruse”.

Legjislacioni aktual kishte një interpretim më të ngushtë të “kalimit në anën e armikut”, duke e përcaktuar atë si bashkim me forcat e armatosura të armikut.

Të dënuarit për tradhti të lartë mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

“Në situatën kur ushtarët tanë rrezikojnë jetën e tyre në betejën për sovranitetin e Rusisë, nuk ka organizata ‘neutrale’ apo ‘paqësore’ nga ana e armikut”, tha Vasily Piskarev, kryetar i komisionit të çështjeve të sigurisë të Dumës dhe një nga autorët e projektligjit. “Nuk mund të lejojmë askënd të punojë për armikun në territorin tonë”.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se formulimi i paqartë i projekt-ligjit mund të përdoret për të goditur këdo që ka lidhje me ndonjë organizatë ukrainase dhe mund të interpretohet më gjerësisht për të ndëshkuar edhe ata që kanë ndonjë kontakt me organizata apo kompani perëndimore.

Përkufizimi ligjor i tradhtisë tashmë është zgjeruar për të përfshirë ofrimin e “ndihmës”, së përcaktuar në mënyrë të paqartë, për vendet ose organizatat e huaja.

Amendamentet e propozuara, të cilat duhet të miratohen edhe nga dhoma e lartë e parlamentit dhe të nënshkruhen nga Presidenti rus Vladimir Putin për t’u bërë ligj, parashikojnë gjithashtu dënimin me deri në 15 vite burg për të huajt dhe personat pa shtetësi që akuzohen për “ndihmë për aktivitetet e armikut kundër sigurisë së Federatës Ruse”.

Lexo edhe :  Studimet: Disa paciente me kancer gjiri mund të shmangin operacione të caktuara

Proceset për tradhti dhe spiunazh janë shtuar së tepërmi pasi Presidenti Putin dërgoi forcat ushtarake në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Paditë e tilla janë ngritur ndaj një game të gjerë të dyshuarish, që nga kritikët e Kremlinit dhe deri tek gazetarët e pavarur dhe shkencëtarët, duke tërhequr vëmendjen e grupeve të të drejtave të njeriut./VOA

Të fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama ndan fotot: Ditë afrimi me Evropën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në...

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të...

Sherri PS-PD për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, ç’pritet sot në Kuvend

Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit,...

SPAK si një radiografi e demokracisë në PD

Nga Mero Baze Edhe individët e PS të penalizuar nga SPAK nuk janë të kënaqur prej tij, por ata bëjnë betejë ligjore dhe po i...

Flet ish-burri i Parashqevi Simakut: Ajo u zhduk vetë, na braktisi mua dhe djalin

Bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, ka rrëfyer pjesën e tij të historisë lidhur me ish-bashkëshorten e tij dhe zhurmën e krijuar këto ditë. Në...

Lajme të tjera

Web TV