Kanabisi mjekësor, përplasje PD-Qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të kundërshtojë ligjin për përdorimin e kanabisit, që sipas tij po tentohet të miratohet në mënyrë të nxituar dhe pa analiza të thelluara në parlament. Kështu Berisha me rikthimin e tij po rikthen në Kuvend “luftën” e debatit mes deputetëve të majtë edhe të djathtë.

Lidhur me futjen në qarkullim të kanabbisit farmaceutik, Berisha ka theksuar se një vendim i tillë kërkon vlerësim të hollësishëm dhe krahasim me praktikat e vendeve të tjera, duke përmendur studime ndërkombëtare që vënë në dukje rreziqet e mundshme të produkteve të bazuara te kanabisi. “Ky ligj është i mbuluar me substanca psikotrope. Ne do ta kundërshtojmë me forcën më të madhe, sepse duhet një analizë e plotë dhe identifikim i praktikave më serioze për përdorimin farmaceutik.

Universiteti i Harvardit ka bërë një studim që tregon se produktet e kanabisit mund të shkaktojnë efekte të rënda negative, përfshirë rritjen e rasteve të skizofrenisë,” u shpreh Berisha. Ai akuzoi mazhorancën se po vepron pa transparencë dhe standarde, duke e cilësuar procesin si një veprim “kaçakësh” që shmang diskutimet profesionale dhe opinionin publik.

Berisha ka paralajmëruar se kundërshtimi ndaj këtij ligji nuk do të kufizohet vetëm brenda parlamentit, por do të vijojë edhe në rrugë, duke nënvizuar vendosmërinë e opozitës për ta ndalur këtë nismë që, sipas tij, “rrezikon standardet e një shoqërie të shëndetshme”

Komisonet hetimore

Ish kryeministri Sali Berisha është ndalur gjatë mledhjes me Grupin Parlamentar edhe tek Komisionet Hetimore, siç është ai që kërkojnë të ngrejnë për Portin e Durrësit.

Po ashtu Berisha ka kërkuar edhe interepelancë me kryeministrin Edi Rama, për të cilin shtoi edhe se ‘…nuk vjen ai, pasi ka frikë’.Ish-kryeministri nën akuzë për aferën e dosjes “Partizani”, ngriti edhe çështjen e projektligjit të faljes së gjobave që mazhoranca pret ta miratojë në Parlament, duke thënë se ‘me një procedurë mashtruese, të paligjshme, radhën e kaluar donin të kalonin ligjin e blofit’.

Lexo edhe :  Primaret në PD, Ngjela: Proces fars, Saliu ka halle më të mëdha

Teksa kujtoi se në fillim u tha se nuk do shpenzohej asnjë qindarke nga paratë e qytetarëve shqiptarë në këtë projekt, kurse tani kërkohen para pasi tenderimet i kanë dështuar. “Tani porti i ri u kushton shqiptarëve 1 miliardë e 2 ose 300 milionë euro. Dhe nuk e ndërton privati. Dhe hapi 460 milionë euro tender, i rriste pensionet 50-60 përqind. Pra, tenderi i dështoi.

Prisni, duhet të jemi vigjilentë, syçelë, i dështoi apo e dështuan, se çfarë bëjnë këta, i dështojnë tenderat, dhe këtë praktikë ndjek edhe Dumani mes të tjerash, mjeshtër i dështimit të tenderave.  I dështojnë një herë, i dështojnë dy herë, gjersa bëjnë pazarin me kompaninë që do sjellë ofertën më të lartë për të ndarë së bashku sasinë më të madhe të parave.

Siç bënë me tunelin e Llogarasë. Kompania sllovene e kishte 130 milionë euro, duhej të vinte kompania turke me 200 milionë euro që të ndanin së paku 50 milionë euro. Pra, edhe ky dështim i tenderit ndërkombëtar që gjoja shpallën për ndërtimin e portit në Porto Romano, me 90 përqind është bërë që të ndajnë sasinë maksimale të parave”, tha ish-kryeministri.

Për këtë shkak ai deklaroi se do kërkojë Komision Hetimor dhe Interpelancë: “Ky komision ka në qendër interesin publik, pasurinë publike të shqiptarëve. E them përsëri, dy janë pasuritë e trashëguara më të mëdha, Porti i Durrësit dhe digat. Por Porti i Durrësit mund të jetë pasuria më e madhe e shqiptarëve. Këta duan ta kthejnë tani në dënim.

Të ndërtosh port të ri se do të bësh ti marinë e hotele, dhe të dënosh qytetarët e tu me 1.3 miliardë për të ndërtuar portin e ri, ky është një krim i përmasave shumë të mëdha. Do kërkojmë Interpelancë me të, po nuk vjen ai, se ka frikë, nuk ka kurajo, i ka tmerr ato…”.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 8 mars 2025

Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe...

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët e tij do kërkojnë zëvendësimin...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Lajme të tjera

Web TV