Putin: E ftoj SHBA-në të zhvillojmë “duel raketor” në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të zhvillojnë një “duel raketor” në tokën ukrainase për të treguar se raketa e re balistike hipersonike Oreshnik nuk mund të kapej nga asnjë sistem i mbrojtjes raketore amerikane.

Në fjalimin në konferencën vjetore, Vladimir Putin përsëri edhe një herë faktin se raketa Oreshnik është e pakapshme nga sistemet mbrojtëse amerikane, shkruan A2.

“Nuk ka asnjë shans për të rrëzuar këto raketa. Nëse ekspertët perëndimorë mendojnë se Oreshniku mund të rrëzohet, ne i propozojmë atyre që të kryejmë një lloj eksperimenti teknologjik, një duel të teknologjisë së lartë të shekullit XXI, le të përcaktojnë ndonjë objekt, le të themi, në Kiev, të përqendrojnë të gjitha forcat e tyre të mbrojtjes ajrore dhe raketore atje, dhe ne do ta godasim atë me Oreshnik dhe shikoni se çfarë do të ndodhë”, tha Vladimir Putin, President i Rusisë.

Sipas Putin, situata në luftë po ndryshon ndjeshëm. Rusia është në proces të arritjes së qëllimeve të saj prioritare, tha presidenti.

“Më duhet të them që situata po ndryshon në mënyrë dramatike. Ju e dini mirë këtë, thjesht dua ta konfirmoj. Lëvizja po zhvillohet çdo ditë në të gjithë vijën e frontit. Dhe siç e thashë tashmë, nuk po flasim për avancimin e 100, 200, ose 300 metrave, luftëtarët tanë po marrin dhe po rimarrin territore me kilometra katrorë – dua të theksoj- po i marrim territore çdo ditë”, tha Putin.

Putin përsëriti gatishmërinë e tij për të negociuar një fund të luftës në Ukrainë. Sipas tij Rusia nuk ka parakushte për negociatat. Ai ishte gjithashtu i përgatitur të bënte pranime, tha Putin në përgjigje të një pyetjeje nga transmetuesi amerikan NBC. “Politika është arti i kompromisit.” Në të njëjtën kohë, kreu i Kremlinit akuzoi edhe një herë Ukrainën për bllokimin e negociatave. Sakaq, Putin nuk e konsideron dështimin largimin e Bashar Al-Assad nga Siria.

Lexo edhe :  Starmer i drejtohet Zelenskyt: Ne jemi të gjithë në anën tuaj, do ju mbështesim

“Ju siguroj se nuk është dështim. Ne erdhëm në Siri 10 vjet më parë në mënyrë që të mos krijohej një enklavë terroriste si ajo që kemi parë në disa vende të tjera si në Afganistan, në përgjithësi, ne i kemi arritur qëllimet tona, madje edhe ato grupe që dikur luftuan me Asadin regjimit, edhe ata me forcat qeveritare kanë pësuar ndryshime të brendshme”, u shpreh Putin.

Në konferencën vjetore për shtyp dhe konsultimin publik, Putin tradicionalisht flet për problemet më urgjente të vendit. Përveç temës së luftës, Putin ka prekur edhe ekonominë dhe çështjet sociale.

Të fundit

Bashkimi Evropian: Serbia me sjelljen e saj po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë, se Serbia me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur...

Pas daljes nga shtëpia, Egli nuk ka mëshirë për Gjestin? Ish banorja i bën të papriturën

Duket se dalja e Eglit Tako nga Big Brother VIP Albania ka ndikuar jo vetëm tek ajo, por edhe tek Gjesti. Largimi i saj...

Komente negative tek videoja e babit/G Bani: Un s’pres t’më vdes baba të lë Big-un!

Sikurse e dimë, G Bani nuk është më pjesë e “BBVA”, pas komunikimit që iu bë nga Ledioni për gjendjen shëndetësore të të atit...

Programi për gruan, Berisha: Kredi, grante e pagesa shtetërore për fëmijët

Gruaja shqiptare ndodhet në vitet ndër më të vështirat e saj, këtë deklaroi Sali Berisha takimit me gratë dhe vajzat demokrate ku prezantoi programin...

Ushtria Europiane: Të gjitha skenaret e planit të ri gati 1 trilion euro

Nga Giuseppe Sarcina, Corriere Della Sera Paratë, të paktën në letër, janë. Rreth 800 miliardë euro për të nxitur 27 vendet e BE-së për të...

Lajme të tjera

Web TV