U asfiksuan nga rrjedhja e gazit, humbin jetën dy persona në Tiranë (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë humbur jetën në një banesë në kryeqytet pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.

Viktimat janë identifikuar si Altin Maksuti, i cili është pronari i banesës dhe Vladimir Bengu, i afërm i tij, përkatësisht 47 dhe 56 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në rrugën “Marije Kraja” rreth orës 17:20.

“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor”,-njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, thuhet më tej në komunikatë./e.t

Të fundit

Washington DC/ Më 24 dhjetor 1851 digjet Biblioteka e Kongresit

Biblioteka e Kongresit amerikan në Washington, më e madhja në botë, shërben si një mjet kërkimesh për Kongresin dhe...

E rëndë në Sarandë, gruaja vret bashkëshortin teksa flinte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm, ku një grua 49-vjeçare dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj...

A redukton konsumimi i frutave dhe perimeve rrezikun e depresionit? Çfarë thotë studimi

Konsumi më i lartë i fibrave dhe lëndëve ushqyese bimore shoqërohet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të depresionit: një korrelacion interesant. Çfarë...

‘Mirror’: Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve

Me një vijë bregdetare me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, Shipëria ofron një Rivierë mahnitëse me plazhe dhe limane të bukura,  që mund...

Fiter me birrë apo verë? Ata që pinë “hops” kanë një jetë më pak të shëndetshme

Ata që pinë birrën priren të kenë një dietë jo të shëndetshme, të bëjnë më pak aktivitet fizik dhe të pinë më shumë duhan...

Lajme të tjera

Web TV