Spiropali: Kosova, një flamur më shumë në OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, u shpreh se “herët a vonë është e qartë se Kosova do të jetë një flamur më shumë në selinë e OKB-së dhe një yll më shumë në flamurin evropian”.

“Unë jam me origjinë nga bregu i Labërisë, kam lindur në Tiranë, por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni, e po kështu, secili nga ne është njëkohësisht nga Durrësi e Gjakova, nga Drenica e Shkodra, nga Korça e Peja. Sepse jemi një gjak e një gjuhë, një histori e një kulturë. Emocion i thellë për këtë mbledhje të përbashkët mes dy vendeve tona”, nisi fjalën e saj Spiropali, shkruan A2.

Sipas saj, bashkimi i gjithë shqiptarëve është ende herët të ndodhë: “Mirë do ishte të takoheshim të gjithë shqiptarët, me miliona sa janë, por halli është se me arrit hiperbashkimin duket pak herët. Duhet me prit, kur nuk ke pulën, duhet të hash një shpend tjetër. Por, doni ju, që edhe ky shpendi tjetër qenka fort i shijshëm sot në këtë takim. Shqiptarët kanë treguar vendosmëri të palëkundur për ta shndërruar shoqërinë e vet në shoqëri moderne dhe evropiane”.

Spiropali shtoi më tej se “Kosova është prioritet i Shqipërisë dhe suksesi i njërës gëzon edhe tjetrën”.

“Ne jemi të brengosur që Kosova nuk e ka fituar ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Herët a vonë është e qartë se Kosova do të jetë një flamur më shumë në selinë e OKB-së dhe një yll më shumë në flamurin evropian”, theksoi Spiropali/   S,M

Të fundit

Analiza e REL: Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të...

Gjermani: Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Koreja e Veriut nis ndërtimin e nëndetëses së re me energji bërthamore

Koreja e Veriut ka zbuluar nëndetësen e saj me energji bërthamore në ndërtim e sipër, e cila mund të përbëjë një kërcënim serioz për...

‘Jo vetëm vera’/ ‘Lonely Planet’ sugjeron kohët më të bukura për të zbuluar Shqipërinë

Shumica e udhëtarëve vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit të lartë të verës, kur plazhet janë më të ngrohta dhe malet pa dëborë. Ky është një...

Siri/ Forcat e sigurisë akuzohen për vrasjen e qindra civilëve

Forcat siriane të sigurisë dyshohet se kanë vrarë qindra civilë që i përkasin pakicës fetare alavite në vazhdimin e dhunës përgjatë bregdetit të vendit,...

Lajme të tjera

Web TV