Zbulohet kushti i Parashqevi Simakut për t’u rikthyer në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte si e pastrehë, në një stacion metroje në New York. Që prej asaj dite, jeta e këngëtares ka marrë një kthesë të madhe. Pas ndihmës që biznesmeni Elton Ilirjani i dha, tashmë gjendja e saj duket krejt ndryshe. Pasi pësoi një ndryshim të madh në pamje, Parashqevia arriti që të takohej edhe me djalin e saj, Luke. Tashmë duket se jeta e saj ka marrë një rrjedhë tjetër, ku planet që po përgatiten, flasin për një rikthim të sajin edhe në vendin tonë.

Aktualisht Parashqevia është në New York, ku po merret me vizitat mjekësore, por edhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës. Edhe shteti shqiptar është angazhuar, për t’i siguruar këngëtares pasaportën, por edhe për të ndjekur nga afër procesin e pajisjes me dokumentacionet përkatëse.

Burime pranë komunitetit të artistëve shqiptarë në New York, bënë me dije se në planet e tyre tashmë është edhe mundësia e rikthimit të këngëtares në Shqipëri. Sakaq, rikthimi në muzikë, është tashmë një fakt, pasi aktualisht artistja është duke përgatitur një këngë, që do të jetë një bashkëpunim me një nga televizionet shqiptare. E pas këtij hapi, përgatitjet e radhës do të jenë për një rikthim të sajin në vend, ku nuk dihet nëse vizita do të jetë vetëm familjare, apo artistja do të ketë edhe dalje televizive.

Vetë Eltoni në intervistat e dhëna është shprehur se Parashqevia i ka bërë me dije se në Tiranë ka armiq, por tashmë që çështja e saj ka marrë përmasa kaq të mëdha dhe ndërhyrja e organeve shtetërore, ka bërë që njerëzit pranë këngëtares, të flasin për një mundësi rikthimi të Parashqevi Simakut në Shqipëri. Parashqevi Simaku është vizituar së fundmi nga nipi i saj. Ky lajm është bërë me dije pak më parë nga vetë Elton Ilirjani, i cili ka treguar se djali i vëllait të Parashqevisë ka udhëtuar drejt New York-ut ku dhe është takuar me hallën e tij.

Lexo edhe :  A duhet t'i them partnerit të vërtetën për të kaluarën time? Ka një përgjigje

 

 

Në një video të publikuar nga vetë biznesmeni i riu thotë me zë dhe figurë që gjendja e Parashqevi Simakut është shumë e mirë, teksa falënderon më tej Eltonin dhe Elvirën, dy njerëzit të cilët e shpëtuan artisten shqiptare nga stacioni i trenit ku dhe qëndronte prej kohësh. Ndërkohë, një tjetër detaj që biznesmeni ka zbuluar është fakti se Parashqevi Simaku nuk dëshiron të ketë kontakte me persona të tjerë dhe ky është një vendim i marrë nga vetë këngëtarja dhe vëllai i saj, Arben Simaku.

“Nuk dua të replikoj me asnjë, por vendimi që Parashqevi Simaku të mos ketë kontakte me të tjerë është marrë vetë nga ajo dhe vëllai i saj Arben Simaku. Parashqevi Simaku ndodhet në praninë e nipit të saj që ka ardhur dje në New York”, shkruan ai.

Fakti që vetë këngëtarja nuk do të ketë kontakt me asnjë person tjetër është bërë i ditur edhe nga vetë Ilirjani. Ai është shprehur se Parashqevia i ka rrëfyer se janë pikërisht 3 persona nga Tirana ata që i kanë shkatërruar karrierën dhe jetën, ndaj edhe komunikimi me kolegë dhe dashamirës, është diçka që ajo e ka ndaluar rreptësisht, duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojë duke u marrë me familjarët, por edhe veten./e.t

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV