Lista prestigjioze “The World’s 50 Best Restaurants 2026” ka zbuluar renditjen e restoranteve më të vlerësuara në botë, me një hyrje të re që shënon një rekord.
Restoranti Le Louis XV – Alain Ducasse, i vendosur në Hôtel de Paris Monte-Carlo, u rendit në vendin e 47-të, duke u bërë i pari nga Principata e Monakos që hyn në këtë klasifikim prestigjioz.
Nga ana tjetër, vendin e parë në renditjen e vitit 2026 e mori Asador Etxebarri në Atxondo të Spanjës, i ndjekur nga Gaggan në Bangkok dhe Alchemist në Kopenhagë. Në katër vendet e para u renditën gjithashtu Quintonil nga Meksika dhe restoranti Wing nga Hong Kongu.
Lista përfshin restorante nga të gjitha kontinentet dhe është përzgjedhur përmes votave të më shumë se 1.100 ekspertëve të gastronomisë në mbarë botën, mes tyre kuzhinierë, kritikë ushqimi dhe profesionistë të industrisë.
Në 10-shen e parë dominuan Europa dhe Azia, me restorante si Kjolle dhe Kadeau nga Kopenhaga, DiverXO nga Madridi dhe Plénitude nga Parisi. Restoranti amerikan më i mirë ishte Atomix në Nju Jork, i pozicionuar në vendin e 11-të.
Renditja e plotë e 50 restoranteve përfshin përfaqësime nga qytete të njohura gastronomike si Bangkok, Lima, Parisi, Madridi, Singapori, Nju Jorku, Dubai dhe Buenos Aires. Mes vendeve të fundit të listës u renditën Ikoyi në Londër (48), Naar në Indi (49) dhe Saint Peter në Sydney (50).
Hyrja e Le Louis XV – Alain Ducasse në vendin e 47-të konsiderohet një moment historik për skenën gastronomike të Monakos, veçanërisht përpara 40-vjetorit të restorantit në vitin 2027.
Renditja e kësaj liste krijohet nga votat e një akademie ndërkombëtare me më shumë se 1.100 ekspertë të gastronomisë, ku përfshihen kuzhinierë, pronarë restorantesh, kritikë ushqimi, gazetarë dhe udhëtarë me eksperiencë në gastronomi.
Ekspertët ndahen në 28 rajone të botës dhe çdo rajon ka një panel votuesish të përzgjedhur për njohuritë e tyre mbi skenën lokale dhe ndërkombëtare të restoranteve. Për të ruajtur pavarësinë, shumica e votuesve mbeten anonimë dhe të paktën 25% e panelit rinovohet çdo vit.
Çdo anëtar i akademisë voton për 10 restorantet ku ka pasur eksperiencat më të mira gastronomike gjatë 18 muajve të fundit. Votuesit duhet të kenë qenë fizikisht në restorant dhe mund të kërkohet edhe dëshmi e vizitës, si rezervim, faturë ose fotografi. Ata nuk lejohen të votojnë për restorante ku kanë interesa financiare.
Nuk ekziston një listë zyrtare kriteresh me pikë, por në vlerësim ndikojnë elementë si cilësia dhe kreativiteti i kuzhinës, shija e pjatave, teknika e kuzhinierit, shërbimi, atmosfera, përvoja totale e klientit dhe ndikimi që restoranti ka në gastronominë botërore. Secili votues vendos vetë se çfarë e bën një restorant “më të mirin”, pasi organizatorët nuk imponojnë një stil të caktuar kuzhine apo një model restoranti.
Restorantet nuk aplikojnë për të hyrë në listë dhe nuk mund të paguajnë për një vend në renditje. Votimi është i pavarur dhe procesi kontrollohet nga kompania ndërkombëtare e auditimit Deloitte, e cila verifikon integritetin e procedurës dhe të rezultateve.
Lista e plotë:
- Asador Etxebarri – Atxondo, Spanjë
2. Gaggan – Bangkok, Tajlandë
3. Alchemist – Kopenhagë, Danimarkë
4. Quintonil – Mexico City, Meksikë
5. Wing – Hong Kong
6. The Chairman – Hong Kong
7. Kjolle – Lima, Peru
8. Kadeau – Kopenhagë, Danimarkë
9. DiverXO – Madrid, Spanjë
10. Plénitude – Paris, Francë
11. Atomix – New York, SHBA
12. Sorn – Bangkok, Tajlandë
13. Mérito – Lima, Peru
14. Sühring – Bangkok, Tajlandë
15. Odette – Singapor
16. Tuju – São Paulo, Brazil
17. Mingles – Seul, Kore e Jugut
18. Nusara – Bangkok, Tajlandë
19. Jan – Mynih, Gjermani
20. Piazza Duomo – Alba, Itali
21. Meet the Bund – Shanghai, Kinë
22. Boragó – Santiago, Kili
23. Vyn – Skillinge, Suedi
24. Al Gatto Verde – Modena, Itali
25. Lasai – Rio de Janeiro, Brazil
26. Masque – Mumbai, Indi
27. Reale – Castel di Sangro, Itali
28. Trèsind Studio – Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
29. Enigma – Barcelona, Spanjë
30. Steirereck – Vjenë, Austri
31. Celele – Cartagena, Kolumbi
32. Potong – Bangkok, Tajlandë
33. Elkano – Getaria, Spanjë
34. Le Coquillage – Saint-Méloir-des-Ondes, Francë
35. La Colombe – Cape Town, Afrikë e Jugut
36. Ru Yuan – Hangzhou, Kinë
37. Nuema – Quito, Ekuador
38. Atelier Moessmer Norbert Niederkofler – Brunico, Itali
39. Schloss Schauenstein – Fürstenau, Zvicër
40. Jordnær – Kopenhagë, Danimarkë
41. Onjium – Seul, Kore e Jugut
42. Bozar – Bruksel, Belgjikë
43. Le Calandre – Rubano, Itali
44. Don Julio – Buenos Aires, Argjentinë
45. Mayta – Lima, Peru
46. El Chato – Bogotá, Kolumbi
47. Le Louis XV – Alain Ducasse à l’Hôtel de Paris – Monte Carlo, Monako
48. Ikoyi – Londër, Mbretëria e Bashkuar
49. Naar – Kasauli, Indi
50. Saint Peter – Sydney, Australi
