“Mosbindja civile”/ Noka zbardh detajet: Ja çfarë do të ndodhë më 23 dhjetor në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në emisionin ‘Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se mosbindja civile e opozitës do të vazhdojë. Noka tha se PD ishte partia e qëndresës, ndërsa sot është partia që mbjell optimizëm te qytetarët.

Noka ka shmangur komentet lidhur me qëndrimet e administratës Biden në raport me Sali Berishën. “Ata kanë bërë gabime, ndaj edhe ikën nga pushteti”, tha Noka.

Deputeti demokrat tha se mosbindja civile i përfshin të gjitha. “Tirana do të jetë në duart e qytetarëve, Tirana do të bllokohet. Pikat janë të përcaktuara ku e gjithë Tirana do të jetë nga Zogu i Zi, Bashkia, Sheshi Wilson, Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe Ura te Rruga e Elbasanit. Ne do të jemi në sheshe derisa Edi Rama të njohë realitetet e reja”, tha Noka.

Ai u shpreh se paralelisht me mosbindjen civile, PD po përfundon programin e saj, që është  më i miri.

Lidhur me protestën e 23 dhjetorit, Noka tha se është mosbindje civile, një formë tjetër.

“Do të marrim të gjitha përgjegjësitë që na ngarkon Kushtetuta dhe vota e qytetarëve. Kur thuhet mosbindje civile nënkuptohen të gjitha. Do të ketë bllokim të gjithanshëm. Zgjedhjet e lira janë domosdoshmëri për shqiptarët, janë jetike”, tha Noka. Ai tha se nuk do të ketë fjalime./e.t

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV