Moment paniku në Serie A, mbrojtësi i Torinos rrëzohet në tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak kohë pas sulmit që pësoi Edoardo Bove në ndeshjen që Fiorentina e zhvilloi ndaj Interit, një tjetër moment paniku ka ndodhur këtë fundjavë në Serie A. 

Gjatë ndeshjes që u zhvillua mes Torinos dhe Bolognës në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian, mbrojtësi i Torinos, Sebastian Walukiewicz pësoi një lëndim në krah i cili u duk që i shkaktoi atij probleme me frymëmarrjen. 

Walukiewicz  fillimisht u ul në gjunjë dhe më pas u shtri në fushë duke mos arritur që të marrë frymë normalisht. 

Megjithatë i shpejtë ishte reagimi i stafit mjekësor të cilët u futën menjëherë në fushë duke e vendosur situatën nën kontroll. 

Polaku u desh të zëvendësohej menjëherë me mjekët të cilët po mbanin kokën e tij i vendosur në barelë. 

Nuk dihet ende saktësisht se cila është shkalla e tij e lëndimit, por pritet që në vazhdim të ketë ndonjë njoftim nga klubi i Torinos për të dhënë informacione të mëtejshme./ D.C

Të fundit

Po vjen Rusi

Edison Ypi Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani. S’mund të mos vinte...

Flet motra e Eglit pas takimit me të, tregon sekretin që askush nuk e ka ditur

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli u surprizua në Prime nga një takim me të motrën,të cilën e kishte kërkuar aq shumë dhe tha se...

Debati i ashpër në “Big Brother”, Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal!

itën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi...

Nënshkruhen 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe, ja cilat janë ato

Janë nënshkruar marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA,...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, eksperti habit me shifrat

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Lajme të tjera

Web TV