Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjermani?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet gjermane ende nuk e kanë bërë të ditur formalisht emrin e të dyshuarit për sulmin me veturë në Magdeburg të premten, ku u vranë pesë njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë, duke thënë vetëm se ai është mjek saudit që jeton në Gjermani që dy dekada dhe se veproi i vetëm gjatë sulmit.

Mediat lokale thonë se ai është Taleb A., 59 vjeç, një specialist i psikiatrisë dhe psikoterapisë.

Ai u arrestua në vendin e ngjarjes pasi i shkeli me veturën e tij BMW njerëzit e mbledhur në tregun e Krishtlindjen të premten mbrëma, duke i vrarë të paktën pesë njerëz dhe duke i lënduar rreth 200 të tjerë.

Eksperti i njohur gjerman për terrorizmin, Peter Neumann, shkroi në rrjetin social X se ai nuk ka hasur kurrë më parë në një të dyshuar për një dhunë kaq të madhe me profil si të sauditit.

Llogaria e Talebit në X është e mbushur me postime dhe ripostime që përqendrohen në tema kundër islamit dhe kritika ndaj fesë, si dhe me mesazhe përgëzimi për myslimanët që e kanë braktisur fenë.

Ai gjithashtu e ka përshkruar veten si ish-mysliman.

Ai i ka kritikuar autoritetet gjermane, duke thënë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta luftuar “islamizmin e Evropës”.

Ai ka shprehur gjithashtu mbështetje për partinë e ekstremit të djathtë dhe kundër imigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Disa e përshkruan Talebin si aktivist që ndihmonte gratë saudite të largoheshin nga vendi i tyre. Së fundmi, ai dukej i përqendruar te teoria e tij se autoritetet gjermane janë duke i vënë në shënjestër azilkërkuesit sauditë.

Neumann, eksperti i terrorizmit, shkroi: “Pas 25 vjetësh në këtë ‘profesion’, mendon se asgjë nuk mund të të befasojë më. Por, një saudit 50-vjeçar, ish-mysliman, që jeton në Gjermaninë lindore, adhuron AfD-në dhe dëshiron ta ndëshkojë Gjermaninë për tolerancën e saj ndaj islamistëve – këtë vërtet nuk kisha menduar”.

Të shtunën, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, u tha gazetarëve: “Në këtë pikë, mund të themi me siguri vetëm se autori i sulmit ishte dukshëm islamofob – këtë mund ta konfirmojmë. Gjithçka tjetër është çështje për hetime të mëtejshme dhe duhet të presim”.

Një organizatë në Gjermani e quajtur Ndihma për Refugjatët Ateistë, tha se i dyshuari nuk ishte pjesë e grupit dhe pretendoi se ai kishte bërë “akuza dhe pretendime të shumta” kundër saj dhe ish-anëtarëve të bordit, të cilat i quajti të pavërteta.

Lexo edhe :  Tabela Periodike dhe Tokat e Rralla/ Nga Zbulimet e Mendelejevit te Rëndësia e Ukrainës

“Ne distancohemi nga ai në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, tha grupi në një komunikatë në faqen e tij të internetit, duke shtuar se anëtarët e Ndihmës për Refugjatët Ateistë ngritën kallëzim penal kundër tij në vitin 2019 pas “shpifjeve dhe sulmeve verbale më të ulëta”./REL/K.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV