Më mirë të mbyllim qeverinë se Tik-Tok!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edvin Kulluri

Ne mandatin e dytë të PS nën drejtimin e Fatos Nanos, qeveria e atëhershme meqë nuk kish c’ti bënte korrupsionit në dogana vendosi cmimet e referencës për mallrat e importit. Pra, meqë tregtarët e importit fallsifikonin faturat e blerjes së mallrave dhe qeveria dështonte në mbledhjen e të ardhurave, Fatos Nano i ra shkurt: vendosi cmime reference fikse pavarësisht se me cfarë cmimi bliheshin mallrat e importit. Kjo masë përtacie ndaj evazionit krijoi një deformim të madh në treg, pasi rriste artificialisht koston e mallrave që bliheshin realisht me cmim të ulët dhe ulte artificialisht cmimet e mallrave që bliheshin shtrenjtë. Shkurt, kjo masë absurde që erdhi prej paaftësisë së qeverisë e deformoi tregun dhe konkurencën e lirë në atë masë saqë shume tregtarë humbën pozitën në treg dhe të tjerë u rritën padrejtësisht.

Por le të vijmë tek arsyeja pse na vjen ndërmeënd “cmimi I referencës” së Nanos, një ditë pas gjetjes absurde të mbylljes së Tik-Tok nga Rama. Sepse njësoj si Nano, Rama nga paaftësia për të adresuar cështjen e dhunës tek të të rinjtë dhe fëmijët, I bie shkurt. Ka gjetur Tik-Tok si sebep për fshehur paaftësinë e tij dhe qeverisë që drejton. Por a është vërtetë Tik-Tok problemi dhe në c’masë nëse po? Natyrisht që ka një lidhje mes platformave të rrjeteve sociale me videot me përmbajtje të pa filtruar dhe modelit të dhunës që thithin fëmijët si të paaftë që janë për të bërë zgjedhje morale dhe racionale. Tek e fundit janë fëmijë dhe nuk kemi cfarë presim tjetër. “Truri I fëmijës është sfungjer” thuhet rëndom nga psikologët. Ndaj dhe ka një zgjidhje  tjetër, filtrimi I videove me përmbajtje të dhunshme apo mesazhe të papërshtatshme në rrjetet sociale, deri në një moshë të caktuar. Deri kur të arrijnë pjekurinë emocionale për të bërë dallimin e asaj cfarë është e mirë apo e keqe për vetë ata.  Sepse Tik-Tok dhe cdo platforme mediash sociale nuk kanë vetëm audiencë fëmijët por kryesisht të rriturit për arsye komunikimi apo dhe marketingu. Dhe asnjë qeveri demokratike nuk ka atributin për tu hequr qytetarëve mundësinë për të komunikuar lirshëm apo për të reklamuar bizneset e tyre. E aq më keq, Tik-Tok dhe media të tjera sociale tashmë janë dhe konkurentë të medias tradicionale.  C’ka do të thotë që përfaqësojnë një mundësi për parti dhe njërëz publikë jashtë influencës së qeverisë për të komunikuar me njerëzit. Pra një hapsirë e lirë komunikimi pa kaluar nga lejet e ndërtimit, tenderat, koncensionet ku një pjesë e pronarëve të medias është e përfshirë.

Lexo edhe :  Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!

Dhe mesa duket ky është shqetësimi I dytë I Ramës me Tik-Tok përtej  paaftësisë së tij për tu përballullur me dhunën tek të rinjtë dhe fëmijët. Me një gur vret dy zogj; mediokritetin e mazhorancës dhe konkurencën politike. Por shoqeria është shumë e madhe se qeveria e aq më shumë se Rama. E për më tepër shumë më inteligjente. Sepse njerëzit e kuptojnë që dhuna ka rritur prezencën e a saj mes të rinjve prej modelit të gangsterrit që sfidon përditë me makina të shtrenjta dhe prona miliona euroshe pa deklaruar burimin e të ardhurave sic bëjnë qytetarët që jetojnë me punë të ndershme. Njerëzit kur shohin Ramën dhe Veliajn në koncerte reperash me tekste qe levdojnë “mallin” dhe armët, e kuptojnë që këta që duan të mbyllin Tik-Tok përfaqësojnë një  model akoma më më të keq se ata që zihen gjoja se kush është më I forti. Dhe njerëzit nuk harrojnë që ata që mbollën Shqipërinë me hashash në vitet 2014-2016, nuk ishin kinezët e Tik-Tok por gangsterrat që bënin vota për PS.

Shumë nga keto të vërteta të mëdha thuhen fortë nga kritikët e qeverisë pikërisht në Tik-Tok që do të mbyllë Rama. E këto të vërteta po kthehen në vota kundër kësaj qeveria që nuk cfarë ti japë më Shqipërisë përvecse lëmoshës për pensionistët, ndërkohë që 40 mijë socialistë marrin rrogën në cdo datë 1 për të bërë vota për PS në datë 11 maj! Rama mund të mbyllë Tik-Tok por një është e sigurtë. Paaftësia e kësaj qeverie nuk fshihet dot pas censurës dhe rrugës së shkurtër që ka zgjedhur për tu ikur dështimeve të saj, që nga dhuna tek fëmijët e deri tek djegia e qindra miliona eurove investime  nga buxheti I shtetit prej frkës nga  SPAK./   S.M

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV