Abuzimi me fondet e SASPAC/ GJKKO rëndon pozitat për ish ministrin Beqaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

GJKKO ka rënduar pozitat e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC.

Gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, i kërkon Prokurorisë së Posaçme  (SPAK) të rikualifikojë akuzën për Beqajn, ish zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.

Në korrik të ketij viti Beqaj u arrestua  me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetimet  për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian. Kjo çështje, përvec Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Elton Martini, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”./e.t

Të fundit

Analiza e DW/ Serbi – SHBA, miqësi e ardhshme e madhe transatlantike?

“Një epokë e re në marrëdhëniet Serbi-SHBA” ishte një kryeartikull në një gazetë në Serbi pas fitores së Donald...

Raportohet për të plagosur nga një sulm me dronë në Rusi

Dy ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha...

Përmbytjet në Vlorë, qeveria dëmshpërblen 375 familje

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Qeveria Shqiptare ka mbajtur premtimin për mbështetje...

Rishikimi i Tingullit të Utopisë/ Muzikantët e persekutuar nga Stalini

Një rrëfim zbulues i kompozitorëve dhe interpretuesve, jetët e të cilëve u përcaktuan nga tekat e një diktatori Kathryn Hughes Fakti që Jozef Stalini e donte...

Zjarret në Los Angelos, pasoja katastrofike/ Dëmet llogariten në mbi 150 mld dollarë

Zjarret në Los Angelos, vijojnë jenë aktivë për të katërtën ose të pestën ditë radhazi dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën njëmbëdhjetë personave,...

Lajme të tjera

Web TV