Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në një takim Sekretaren e Përgjithshme të PPE-së, eurodeputeten Dolors Montserrat.
Siç thekson kryedemokrati përmes një postimi në rrjetet sociale, gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet demokracia në vend, si dhe për rrugëtimin europian të shqiptarëve.
Sipas Berishës, ndër çështjet e bisedës ishte edhe largimi masiv i shqiptarëve, dobësimi i shtetit ligjor dhe nevojën urgjente për zgjedhje të lira e të ndershme, si themel i një demokracie funksionale./kb
