Shpërblim për administratën! Nga shoferët e sanitarët, ja punonjësit që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë pjesë e administratës publike.

Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2024 me akt normativ, ku përveç bonusit të pranverës për pensionistët ka përcaktuar shpërblim edhe për një kategori të caktuar punonjësish të administratës. Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për “Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike”.

Burime bëjnë të ditur se në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që i është bërë buxhetit të këtij viti.

Qeveria ka ulur fondin për bujqësinë dhe gjithashtu i ka dhënë një fond prej 2 mld lekë në formën e kredisë “Albcontrolit”, ka shtuar ndjeshëm fondet për transportin rrugor, si dhe ka caktuar 173.3 milionë lekë për 6 bashki (Divjakë, Durrës, Gjirokastër, Pukë, Shkodër e Vlorë) për “Rivitalizimin e tregjeve tradicionale”. Me këtë rishikim buxheti janë ulur ndjeshëm shpenzimet e institucioneve dhe janë hapur zëra të tjerë siç janë shpërblimet apo kredinë për Albcontrol.

Nëse pritej që 95 institucione do të shpenzonin 430.9 miliardë lekë, tashmë pritshmëritë janë shkurtuar me 12 miliardë lekë, dhe deri më 31 dhjetor 2024 ato do të harxhojnë 418.9 miliardë lekë. Ky akt normativ nuk ka prekur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat për këtë vit planifikohet të arrijnë 714 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 771.3 miliardë lekë./    S,M

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV