Festat e fundvitit/ Policia e Shtetit plan masash! Shtohen forcat e rendit në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, për garantimin e rendit në vend gjatë festave të fundvitit, prej mëngjesit të datës 24.12.2024 deri më datë 03.01.2025.

Sipas policisë, do të ketë një shtim të forcave të rendit në terren dhe monitorimi me kamera në rrugë.

‘Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet në të gjitha akset rrugore, me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë inteligjentë, alkooltestues dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Për netët festive të Krishtlindjes dhe të ndërrimit të viteve, si dhe për ditët e para të vitit 2025, që përkojnë me pushime zyrtare, do të ketë rritje të prezencës policore në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve duke bashkëpunuar edhe me policitë bashkiake përkatëse’, njoftoi sot policia.

Masat parashikojnë edhe prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë, kontroll të plotë të territorit, kontroll ndaj shtetasve me precedentë kriminalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë, bazuar në inteligjencën informative, sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Për të eliminuar radhët e gjata në hyrje/dalje, janë marrë masa, janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Po ashtu policia do të bashkëpunojë me homologët në pikat tokësore, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe për sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme, në të dyja anët e kufirit. Gjithashtu, është rritur kontrolli si në pikat e kontrollit kufitar, ashtu edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Lexo edhe :  Fluksi i lartë i futjes së automjeteve nga jashtë, në diskutim rregulla të reja importi

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të sigurisë dhe rendit, në restorante, lokale dhe qendra tregtare, që kanë frekuentim të lartë qytetarësh.  Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale./e.t

Të fundit

Tre raste kur nuk duhet të konsumoni kafe, ja pse

Shumica e njerëzve e fillojnë ditën e tyre me konsumimin e një një kafe. Megjithatë, ka raste specifike ku...

Moti i Keq/ Në Mirditë bora bllokon rrugët e fshatrave të thella

Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave. Moti i...

Zjarret në Los Angeles, shkon në 16 numri i viktimave

Ka shkuar në 16 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Los Angeles. Numri i viktimave ka gjasa të rritet, sipas autoriteteve. Zjarret kanë...

Vrasja e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën e ndjerë

Luiz Ejlli, i ka dedikuar një këngë Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës ‘Fan Noli’, në nëntor të vitit...

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë (AfD) – të shtunën, duke i bllokuar disa...

Lajme të tjera

Web TV