Në prag Krishtlindjesh trafiku në Tiranë vazhdon të jetë një makth për qytetarët.
Konkretisht tek ish-sheshi Shqiponja është krijuar një radhë kilometrike e makinave që presin dalin nga kryeqyteti.
Ndërkohë edhe në rrugën dytësore po ashtu kemi një trafik të rënduar të automjeteve që presin në radhë për të hyrë në Tiranë.
Fluksi është shtuar edhe më shumë për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit.
Për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar rendin gjatë festave, Policia e Shtetit ka shpallur një plan masash që do të zbatohet nga data 24 dhjetor deri më 3 janar 2025.
Masat përfshijnë:
- Shtim të forcave të rendit në terren dhe monitorim me kamera në rrugët kryesore, objekte kulti dhe sheshe publike.
- Rritje të numrit të sporteleve dhe kontrolleve në pikat kufitare për të shmangur vonesat dhe për të goditur krimet ndërkufitare.
- Prezencë të shtuar të shërbimeve policore dhe kontrolle të automjeteve e ambienteve të frekuentuara nga shtetas me precedentë penalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë./ S.M