Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një tryezë trupin diplomatik në Kavajë, nga ku dhe ka folur për zgjedhjet e vitit 2025.
Rama u shpreh se e ka idenë mjaft mirë se kush do të dalë fitues, por përtej shakave theksoi kryeministri, shqiptarët do të votojnë dhe do tu qëndrojnë vlerave dhe parimeve të Komunitetit Europian.
“Jam i sigurt që pyetjet për zgjedhjet e përgjithshme që po vijnë do të zënë vend shpejt në shkresat e raportet tuaja.
Besoj kam një ide mjaft të mirë se kush do të dalë fitues por përtej shakave mund të t’ju siguroj se pavarësisht se për kë palë politike do të votojnë shqiptarët ata që të gjithë do të vendosin tu qëndrojnë vlerave dhe parimeve të komunitetit europian.
Shqipëria nuk ka një plan B por vetëm një plan për tu anëtarësuar në BE”, deklaroi Rama./ S,M