Last Updated on 06/11/2026 by EL
Pas vitesh të tëra me probleme me depërtimin e ujit dhe lagështirën, ka përfunduar ndërhyrja për riparimin e tarracës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF).
Lajmin e ka bërë të ditur ministri Blendi Gonxhe, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson rëndësinë e ruajtjes së kushteve optimale për trashëgiminë kinematografike të vendit.
“Kujdesi për trashëgiminë tonë kinematografike nis nga kushtet ku ajo ruhet dhe ku njerëzit punojnë çdo ditë për të. Pas vitesh problematike me lagështirën dhe depërtimin e ujit, përfunduam riparimin e tarracës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, duke zgjidhur një shqetësim të kahershëm të institucionit,” shkuan ministri.
Ky investim mbron fondin arkivor nga dëmtimet e shkaktuara nga kushtet atmosferike dhe përmirëson ambientet e punës për stafin e AQSHF-së. Sipas ministrit Gonxhe, ndërhyrjet për mbrojtjen e kujtesës filmike shqiptare do të vijojnë hap pas hapi me projekte të tjera konkrete./et
