Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në zonat malore, ku më rëndë paraqitet situata në zonën e Thethit, e cila momentalisht mbetet e bllokuar.
Prej paradites së sotme zona e Thethit ka qenë e bllokuar, ku dëbora e rënë ka arritur në trashësinë 1 metër.
Ndërkohë në zonë kanë mbërruitur borëpastrueset dhe po punohet për hapjen e rrugës, megjithatë një problem shumë i madh mbeten orteqet që rrëzohen herë pas here./ S.M