“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si “Maldivet e Evropës”. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, ministrja u shpreh se vendi nuk është reklamuar në mënyrë të tillë, por duke ecur me realitetin.

Ministrja tha se reklama më e mirë është ajo që e quajti si “reklamë bio”, pra turistët.

Pjesë nga diskutimi:

Sokol Balla: Fakti që Shqipëria nga PR është klasifikuar si Maldivet e Mesdheut apo të Evropës, fakti që ju tentoni te turizmi elitar, njerëzit që kanë para, a mos vallë e bën kjo stratregji të paarritshme turizmin vendas nga klientët shqiptarë.

Mirela Kumbaro: Nuk jam dakord, dhe kjo është pjesë e paragjykimeve që rrethojnë disa zhvillime për të cilat mbase nuk ishim përgatitur, të cilat e kanë bërë Shqipërinë shumë të njohur, një diplomaci shumë fantastike. Ka dy anë të medaljes. Nuk e kemi quajtur ne Maldivet e Evropës dhe as nuk e kemi shitur kurrë Shqipërinë si Maldivet e Evropës.

Sokol Balla: Po thoni tani se nuk keni fare lidhje me fushatën e PR që është bërë në internet…

Mirela Kumbaro: Nuk jam kundër. E kam detyrë funksionale të bëj atë që ju e quajtët propagandë, të bëj marketing të Shqipërisë si destinacion. E kemi kemi bërë por në mënyra të tjera. Ajo që iu referuat është kollaj e verifikueshme.

Në rrjete sociale nuk mund të ndikojmë mijëra, miliona vizitorë të cilët janë të lirë të lirë të thonë çfarë të duan dhe PR apo reklama më e mirë na është bërë nga vetë turistët.

Se mund të themi që Shqipëria është e bukur, por nëse ata që e vizitojnë nuk e thonë se Shqipëria është e magjishme, unë nuk e them dot. Nuk mund të më dëgjojnë miliona vizitorë. Interesante ishte se sivjet ne me të vërtetë kishim deri në nëntor 11 milionë vizitorë, më shumë se vit i kaluar, por është diversifikimi i hartës.

Lexo edhe :  Mziu ironizon Gjekmarkajn/ Me fat që është gjallë, duke ditur që s'ka shtyllë kurrizore

Në tre vitet e fundit kemi vizitorë nga Amerika latine, nga vendet aziatike, nga Afrika e veriut, Australia që nuk janë destinacioni apo tregje turistike që vijnë deri në Shqipëri. Ne rrethohemi nga gjigandë të turizmit, ndërkohë na kanë vizituar. Është futur një treg i ri që është spanjoll. Deri para tre viteve, spanjollët ishin pak qindra, tani janë dhjetëra mijëra. Vijnë të zbulojnë dhe që kanë interesa kulturore.

Në këtë pikëpamje, sado propagandë të bëjmë ne, nuk mund të shtohen fluturimet siç janë shtuar. Aeroporti i Rinasit foli për trajtimin e 10 milionë pasagjerëve që hyjnë e dalin që në fund fare nuk është aeroport gjigant, është modest krahasuar me Parisin e Romën.

Flet për atë që është në fakt “Reklamë bio” dhe të tilla cilësi si Maldivet e Evropës, i kam pak frikë sepse është më mirë të ecim duke e prekur realitetin por duke iu besuar përvojave individuale. Kjo e ka sjellë shtimin e turizmit dhe fakti që po përsëritet për të tretin vit, do të thotë se turistët vijnë dhe nuk zhgënjehen. Sepse mund të kemi 100 eksperienca të mira, një e keqe ta përmbys tavolinën./    S,M

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV