Last Updated on 26/12/2024 by adminfjala
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbi politikën shqiptare përballë institucionit të SPAK. Ai shpreh bindjen se kur flitet për korrupsion, flitet për politikanët e lartë të cilët do vihen përballë drejtësisë së SPAK.
“Flitet për politikën e lartë të korruptuar jo për njerëzit e thjeshtë. Duhet të godasim korrupsionin pasi flitet për faktin që kur një i korruptuar merr një dënim penal, nuk mund të merret më me politikë.
Në vijim do të shikojmë nëse do kemi ndryshim në optikën e partive në funksion të anti korrupsionit”, tha Ngjela në Euroneës Albania .
I pyetur nëse mund ti mbijetojë SPAK presionit politik, ai i referohet rastit të Ilir Metës duke vënë në dukje se politikanë të tillë janë në tension dhe frikë.
“SPAK është institucion special, nuk është brenda pushtetit gjyqësor të vjetër. Ilir Metën tashmë e ka kapur ligji, është në akuzë.
Duhet një spastrim i tillë shoqëror në funksion të korrupsionit. Është fakt i madh historik për shpëtimin e një shoqërie. Korrupsioni është krim por në realitetin politik është antikombtarizëm”, thekson avokati.
Ai gjithashtu ndan mendimin se politikanët shqiptarë kanë pasur urrejtje ndaj shqiptarëve, pasi është një poltikë e një niceli anësor provencial./ S,M