Nga 1 janari, abone falas për pensionistët. Fluks në njësitë bashkiake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen, pensionistët e Tiranës do të kenë mundësinë të udhëtojnë falas në linjat urbane të kryeqytetit.

Do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Një numër i madh pensionistësh i janë drejtuar zyrave pranë njësive bashkiake për të kryer procedurat e pajisjes me dokumentin përkatës për udhëtimin falas në të gjitha linjat urbane të Tiranës.

Manjola Limani, specialiste e informimit qytetar në Njësinë nr. 2, thotë se numri i aplikantëve në ditë arrin deri në 500.

Fillimisht duhet karta e identitetit. Plotësohet formulari, emër e mbiemër, një fotografi e vogël për dokument, firmoset që jeni dakord për përdorimin e të dhënave dhe kaq është aplikimi. Çdo gjë është me anë të sistemit. Vlen brenda Tiranës në të gjitha linjat. Kemi goxha fluks, rreth 450–500 aplikime në ditë,” thotë znjsh. Limani.

Për pensionistët përfitues udhëtimi falas është një lehtësim i madh financiar.

Aboneja e pensionistit do të jetë ndryshe nga të tjerat, shoqëruar me foton dhe gjeneralitetet e personit posedues, dhe që të jetë e vlefshme gjatë udhëtimit duhet të shoqërohet edhe me kartën e identitetit./    S,M

Të fundit

Sulmet në Gaza, autoriteti shëndetësor raporton për 61 të vrarë

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar vdekjen e 61 personave dhe kanë plagosur më shumë se 280...

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Organizimi dhe zhvillimi i provimeve...

Rama merr pjesë në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025,...

10 mënyra për ta mbajtur mendjen tuaj të shëndetshme në 2025

Jeta moderne mund të çojë në konsumim, stres dhe një ndjenjë të mbingarkesës. Puna, jeta jonë e dashurisë, familja dhe jeta shoqërore kërkojnë kaq...

Kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa del nga SPAK, ja çështja për të cilën u pyet

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK. Kryebashkiakja u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK...

Lajme të tjera

Web TV