Manchester City nuk del nga kriza, “Qytetarët” ngecin në shtëpi ndaj Evertonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City zhgënjen sërish në Premier League, teksa në shtëpi barazoi 1-1 me Everton. Ndeshja nisi me ritëm të kënaqshëm, me skuadrat që u vendosën në kërkim të golit që në fillim.

Kampionët e Anglisë festuan pas 14 minutash lojë. Të besuarit e Guardiolës finalizuan me sukses një aksion me shumë pasime. Bernardo Silva dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion shumë i vështirë, pas një asisti të Dokut.

Mysafirët nga Liverpool u përpoqën që të reagojnë dhe ia dolën mjaft mirë. Në të 36-tën, vendasit nuk larguan si duhet një top në zonë, aty përfitoi senegalezi Ndiaje, që me një të djathtë mposhti portierin Ortega.

Në minutën e 51-të, Manchester City pati shansin e artë për të kaluar në epërsi për herë të dytë në këtë takim, pasi Mykolenko shkaktoi 11-metërsh. Erling Haaland dështoi të shënonte nga penalltia, me Pikford që bëri heroin, duke i kuptuar krahun dhe duke i mohuar golin norvegjezit.

Në minutën e 70-të në lojë u fut Armando Broja, i cili mori vendin e Kalvert Levin. Sulmuesi kuqezi i dha freski repartit të avancuar më shpejtësinë që e karakterizon, duke dhënë kështu një kontribut në marrjen një pike në këtë transfertë të vështirë./ D.C

Të fundit

Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i lartë për tregun ajror, së bashku me...

Luiza Gega tërhiqet nga garat: Vendimin e mora…

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa....

Çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë!

Emigrimi i mjekëve ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku vendet e zhvilluara lehtësojnë kushtet e transferimit, ndërkohë që Shqipëria nuk po mundet...

Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë/ Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën

Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në...

Presidenti i Emirateve viziton Tiranën, Rama: Marrëdhënie më të ngushta

Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan vjen sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Duke njoftuar...

Lajme të tjera

Web TV